Deco: United e ka njohur mirë Mourinhon para se ta merr atë

  • 17 May 2018 - 19:13
Deco: United e ka njohur mirë Mourinhon para se ta merr atë

Lojtari që punoi nën urdhrat e portugezit në Porto ka thënë se trajneri është i atillë që gjithmonë kërkojë të fitojë dhe këtë shprehi e përcjell edhe të lojtarët e tij

Deco nuk është i befasuar kur kishte mësuar për interesimin e Manchester Untied për Mourinhon por ka thënë se edhe “Djajtë e kuq” e kanë ditur se farë cilësish ka Mourinho.

Derisa klubi e ka siguruar përfundimin në vendin e dytë në Premier Ligë dhe janë në finale të FA Cup’ës, shumë kritikë kishin ngritur pyetje për stilin dhe metodat e menaxherit duke thënë se ai nuk po ja del mirë.

“Çfarë ndodh në zhveshtore është ajo se ai gjithmonë kërkon shumë nga lojtarët. Për të është pak e komplikuar që të menaxhojë një klub të madh si Man United. Në Portugali ai bëntë shumë presion kur pat ardhur ku ne nuk kishim fituar titull që dy apo tri vite me radhë. Por, mendojë se ai është i njëjti. Ndryshoi lojtarë dhe ndryshojë edhe koha. Erdhën trofetë dhe reagimet e lojtarëve gjithmonë ishin ndryshe”, ka thënë Deco, i cili kishte shijuar suksesin e fitores se Ligës së Kampionëve me Mourinho me Porton për Sky Sports.

“Nëse United e ka emëruar atë trajner e ka ditur se çfarë është ai. Ai bën presion të lojtarët dhe klubi. Ai dëshiron të fiton, kjo është e tëra”, ka thënë Deco. 

 

(Kosova Sot)