Tri top-klube kërkojnë Salahun

  • 17 May 2018 - 19:54
Tri top-klube kërkojnë Salahun

Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich janë gati për të paguar 175 milionë funte për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah

Sipas Diario Gol, Real Madridi është ende në garë për sulmuesin egjiptian pas sezonit të tij sensacional në Anfield, por janë duke insistuar që të bindin Liverpoolin që ta shesin atë.

Megjithatë, Liverpool nuk janë të interesuar që ta shesin sulmuesin brenda Anglisë, pavarësisht se Chelsea po insiston që ta rikthehet atë në Stamfrod Bridge kurse City dëshiron që të këtë më shumë opsione në sulm me të.

Bayern, në anën tjetër, dëshiron të gjej një zevëndësim për Franck Ribery dhe Arjen Robben dhe e sheh Salahun si një opsion ideal dhe afatgjatë për ekipin e tyre. 

 

(Kosova Sot)