Alessandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja pas 19 vitesh

  • 13 June 2018 - 16:18
Alessandro Del Piero ndahet nga bashkëshortja pas 19 vitesh

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, dhe bashkëshortja e tij, Sonia Amoruso, raportohet se janë ndarë pas 19 vitesh martesë.

Lajmi u publikua nga TgCom dhe revista Chi. Familja e Del Pieros jeton në Los Angeles, por kur çifti kthehet në Itali ai qëndron në Milano ndërsa Sonia shkon në Torino.

Sipas medieve, futbollisti i famshëm dhe Sonia nuk kanë publikuar një fotografi së bashku për dy vitet e fundit dhe nuk marrë pjesë në ngjarje publike së bashku gjatë kësaj periudhe. 

Raportohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të keqkuptimeve të shumta dhe dallimet midis tyre që nuk kanë qenë të lehta për tu zgjidhur. Ata u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Image



 

Image



 

Image



 

Image

 

(Kosova Sot)