Nainngolan në shitje?

  • 13 June 2018 - 16:32
Nainngolan në shitje?

Raportohet se drejtori sportiv i Romës, Monchi ka vendosur ta shesë Radja Nainnggolanin gjatë kësaj vere, duke i hapur kështu dyert Interit.

Interi është favorit që të nënshkruaj me mesfushorin belg, i cili do të ribashkohej me trajnerin Luciano Spalleti.

Sipas Il Tempo, Monchi është lodhur nga sjelljet jo profesionale të Nainggolanit, dhe kështu ka vendosur që ta shesë 30-vjeçarin.

Eusebio Di Francesco ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e mesfushorit, ndërsa mediat italian thonë se ende ka distancë ndërmjet Romës dhe Interit për të arritur marrëveshje.

Interi është duke ofruar 22 milionë euro dhe një lojtar nga akademia e të rinjve.


(Kosova Sot)