Kroacia në finalen e "RUSIA 2018', Anglia lufton për vend të tretë

  • 11 July 2018 - 22:51
Kroacia në finalen e

22:Kroacia i është bashkuar Francës në finalen e Botërorit “Rusia 2018”, duke e eliminuar në gjysmëfinale Anglinë.

Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Trippierit, i cili me një goditje të bukur e mposhti Subashiqin.

Kroacia u kundërpërgjigj përmes yllit të Interit, Ivan Perishiq i cili me një goditje me kokë çoi topin në rrjetë në minutën e 68 pas asistimit nga Vrsaljko.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt, dhe ishin vazhdimet që e vendosën finalistin.

Në vazhdime më efikase ishte Kroacia, që arriti të shënojë në minutën e 109 përmes yllit të Juventusit, Mario Manxhukiq.

Manxhukiq shënoi pas asistimit nga Ivan Perishiqi.

Në finale Kroacia do të përballet me Francën, kurse Anglia do të luajë ndaj Belgjikës për vend të tretë.

 

 

(Kosova Sot)