A mund të kthehet Pogba në Juventus

  • 12 July 2018 - 23:53
A mund të kthehet Pogba në Juventus

Sonte ka ardhur një raport befasues që Juventusi mund të risjell Paul Pogban në Juventus nga Manchester United për 60 milionë euro, duke ofruar si shkëmbim me Alex Sandron

Sipas, Juventusneës24.com marrëveshja historike prej 105 milionë euro bëri që Pogba të kalonte në Old Trafford në vitin në vitin 2016.

Por, Bianconeri e ka si opsion kthimin e tij në Torino për 60 milionë euro.

Kjo figurë mund të jetë edhe një shkëmbim mes lojtarësh nëse Manchester United e dëshiron anësorin e majtë të mbrojtjes Alex Sandro.

Juve janë të përkushtuar për ta ngritur nivelin e klubit duke nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për 112 milionë euro, me pagë 30 milionë euro në vit.

Nëse Pogba do të bashkohet edhe ai si CR7 do të bënte që Zonja e Vjetër të ishte favorit absolut për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Kjo lëvizje nuk është e pamundur veçanërisht për shkak të tensionëve në rritje në mes Pogbas dhe Jose Mourinho në Manchester.


(Kosova Sot)