Mariano Diaz nuk pranon të rikthehet te Reali si zëvendësues i Benzemas - Sport - Kosova Sot
Mariano Diaz nuk pranon të rikthehet te Reali si zëvendësues i Benzemas

Mariano Diaz nuk pranon të rikthehet te Reali si zëvendësues i Benzemas

Real Madrid ka në dispozicion edhe një javë për të sjell përforcime të reja në radhët e veta.

Madrilenët pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidanes, kanë filluar një epokë të re me trajnerin Julen Lopetegui.

Ky i fundit po e kërkon edhe një qendër sulmues pasi që aktualisht e ka në dispozicion vetëm Karim Benzeman.

Mariano Diaz kur ishte pjesë e Realit

E për këtë kanë Los Blancos po mendojnë ta riblejnë ish-lojtarin Mariano Diaz, i cili vitin e kaluar u transferua te Olympique Lyon, ku ka shkëlqyer në 31 paraqitje me 18 gola.

Megjithatë, sulmuesi nuk është i interesuar të rikthehet si zëvendësues i francezit te kampionët evropian dhe botëror.

Kështu së paku mësohet t’i ketë thënë drejtuesve të klubit spanjoll, shkruan gazeta e afërt me ekipin e Realit, “AS”.

Ndryshe, Reali në radarin e vetë të transferimeve për qendër sulmues për një kohë e kishte edhe Robert Lewandowskin e Bayern Munichut si dhe Mauro Icardin e Interit. 

(Kosova Sot)

12 orë e 23 minuta më parë
13/12/18