United e bën Pogban kapiten

  • 10 August 2018 - 22:00
United e bën Pogban kapiten

Manchester United ia ka besuar shiritin e kapitenit Paul Pogbas në ndeshjen e parë që ekipi i jose Mourinhos po e zhvillon kundër Leicester City

Pasi është rikthyer nga pushimi në Botëror dhe spekulimeve se ai nuk është i lumtur nën urdhrat e Jose Mourinhos, mesfushori francez është emëruar kapiten për skuadrën derisa për Manchester ka debutuar edhe mesfushori i ri Fred, që sapo është transferuar në Manchester.

Në të njëjtën kohë, synimi në mbrojtje i United, Harry Maguire po ashtu është në formacion të vizitorëve për Leicester, për dallim prej Jamie Vardy që është në bankë kurse për Leicester kanë debutuar edhe dy blerjet, James Maddison dhe Ricardo Pereira.

 

(Kosova Sot)