Federer kualifikohet me vuajtje përballë Medvedevit

  • 11 October 2018 - 13:35
Federer kualifikohet me vuajtje përballë Medvedevit

Ndryshe nga ditët e mëparshme Mastersi i Shanghait vazhdoi pa surpriza, megjithëse të mërkuren, Roger Federer rrezikoi shumë dhe i mbijetoi një dueli tepër të vështirë me tenistin rus Danii Medvedev.

Numri 2 i botës dhe njëkohësisht edhe kampioni në fuqi në këtë pjesë të Kinës zbriti në fushën qendrore për të filluar mbrojtjen e titullit. Megjithatë veterani zviceran djersiti shumë dhe pati nevojë për tre sete për të thyer qëndresën e 22-vjecarit nga Moska.

Roger e nisi mirë takimin duke kryesuar pa humbur kohë 2-0, sidoqoftë numri 22 i botës dhe njëherësh edhe tenisti më i mirë rus në klasifikimin ATP rikuperoi menjëherë, për të udhëhequr 3-2. Falë përqindjeve të larta në shërbim si dhe goditjeve fituese 37-vjecari nga Baseli ia doli mbanë për të marrë 4 nga 5 game-t në vazhdim, duke mbyllur në vetëm 34′ llogaritë e setit hapës.

Kjo ishte përballja e parë ndërmjet tyre, gjithsesi në turin e tretë veterani helvet do të masë forcat me numrin 28 të botës, spanjollin Roberto Bautista Agut, që përmbysi disavantazhin e setit hapës për të mundur tenistin nga Shtetet e Bashkuara Mackenzie McDonald. 

(Kosova Sot)