Portugalia vazhdon fitoret në Ligën e Kombeve

  • 11 October 2018 - 23:45
Portugalia vazhdon fitoret në Ligën e Kombeve

Portugalia shënon edhe fitoren e dytë në Ligën e Kombeve

Portugalia ka shënuar fitore në Varshavë sonte duke e mposhtur Poloninë me rezultat 2-3.

Portugalia vazhdon të prijë në Grupin 3 te Ligës së Kombeve pasi që ka mposhtur sot me rezultat 2-3 në Poloni.

Polonia e nisi më mirë këtë takim pasi që në minutën e 18 shënoi Piatek.

Portugalia reagoi në minutën e 31’të ku shënoi golin e barazimit me Andre Silva, ndërkaq Portugalia kaloi në epërsi në minutën e 43. Glik shënoi autogol.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për portugezët ku shënoi Bernardo Silva në minutën e 52’të.

Polakët shënuan në minutën e 77’të me Blaszczykowski.

Minutat e tjera nuk mjaftuan për polakët për të barazuar dhe Portugalia kthehet në Lisbonë më tri pikë të reja. 

 

(Kosova Sot)