Solari, shumë afër që të vazhdojë punën si trajner në Real Madrid

  • 09 November 2018 - 09:49
Solari, shumë afër që të vazhdojë punën si trajner në Real Madrid

Pesë golat që mori kundër Barcelonës përfunduan karrierën e Julen Lopeteguit në Real Madrid, por pesë golat që Los Blancos shënoi kundër Viktoria Plzen kanë afruar edhe më shumë Santiago Solarin që të jetë trajner për të tërë sezonin në Real

Skuadra e Real Madridit është kthyer në rrugën e tyre të duhur derisa ringjallja dhe shënimi i golave ka rritur kredencialet e trajnerit argjentinas.

“Manita” që Madrid arriti të shënonte kundër çekëve të mërkurën në mbrëmje ka qetësuar nervat e skuadrës para golit.

Në ndeshjet e mëparshme, Los Blancos ka krijuar më shumë mundësi shënimi, por mungonte konkretizimi në fazën e tretë finale, derisa të mërkurën ata u treguan të pamëshirshëm, në një ndeshje ku ata nuk luajtën futbollin më të mirë.

Këtu nuk duhet harruar as rrezikun që shkaktoi para portës Plzen në fillim të pjesës së parë dhe të dytë, megjithatë pas kësaj loja ishte e tëra e Realit dhe ata filluan të kenë gjithçka në kontroll.

Vendimet që po merr Solari si dhe rezultatet që janë në favor të tij, shanset që ai të mbes në krye të Realit po rriten ditë pas dite.

Hierarkia e klubit janë të lumtur me përmirësimet e skuadrës si në rezultat ashtu edhe në paraqitje, por testi definitiv do të jetë kundër Celta Vigos të dielën, ku përformanca e tyre do të vendos që argjentinasi ta merr pozitën e trajnerit për këtë sezon.

Florentino Perez gjithmonë i ka besuar Solarit, por tani që lojtarët po tregojnë vlerat e tyre në fushë ai tani mund të jetë njeriu i duhur për ta dërguar përpara të ardhmen e Real Madridit. 

 

(Kosova Sot)