Fury zbulon çfarë i tha gjyqtari pas nokautit në rundin e 12-të

  • 04 December 2018 - 15:30
Fury zbulon çfarë i tha gjyqtari pas nokautit në rundin e 12-të

Tyson Fury i shpëtoi rrëzimit në rundin e 12-të në meçin kundër Deontay Wilder, dhe tani ka zbuluar se çfarë i kishte thënë gjyqtari atij pasi u rrëzua.

Deontay Wilder e mbrojti titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni ËBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment.

“U ngrita në këmbë, nuk e di se si. Kisha fjetur në dysheme. Ashtu ishte, isha i shtrirë në shpinën time. Papritmas i hapa sytë, u ngrita në këmbë, por ai më tha: ‘nëse rrëzohesh, nuk do ta ndaloj meçin’”, ka thënë Fury.

“Ai më tha: ‘Unë do të të them të shkosh në anën e djathtë, e pastaj në të majtën. Nëse mund ta bësh këtë, dhe më shiko në sy, je duke më thënë se je në rregull’. Ai më tha: ‘A je në rregull?’, unë i thashë: ‘Po’”.

“Ai më tha të shkoja në të majtë, unë e bëra, më tha të shkoja në të djathtë, e bëra edhe këtë. Dhe në fund më tha: ‘Nëse nuk je në gjendje të mirë, shumica e gjyqtarëve me përvojë në Amerikë do ta ndalonin meçin. Por, nëse mund të vazhdosh...’”.

 

(Kosova Sot)