Zbulohen fanellat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm

  • 06 December 2018 - 16:29
Zbulohen fanellat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Disa fotografi të fanellave të para dhe të dyta të Barcelonës për sezonin 2019/2020 kanë filluar të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, dhe tifozët e Barcelona kanë mbetur të habitur, pasi që dizajni i këtyre fanellave është plotësisht i ndryshëm me ato paraprake.

Fanella e parë, të cilët do ta mbajnë kur luajnë në shtëpi, ka një dizajn plotësisht të ndryshme me dizajnët paraprake. Ky dizajn i ri mund t’iu duket vetëm Ivan Rakiticit më i zakonshëm, pasi që ai e mban një fanellë të ngjashme me të kur luan për Kombëtaren e Kroacisë

 

Ngjyrat e zakonshme të Barcelona janë ngjyra e kuqe dhe e kaltër, dhe fanellat e tyre të para janë zakonisht vetëm disa vija vertikale. Disa herë, ata e kanë ndryshuar këtë dizajn dhe e kanë bërë fanellën gjysmë të kaltër dhe gjysmë të kuqe, ndërsa për sezonin 2015/16 fanellat ishin me vija horizontale.

Megjithatë ndryshimi do të jetë shumë i madh për sezonin e ardhshëm, pasi që fanella do t’i ngjajë fanellës së Kroacisë. Fillimisht ishin publikuar fanellat me dizajn të tillë nëpër rrjete sociale,  mirëpo tani është publikuar një tjetër që ka pamje më zyrtare.

Ndërsa, fanella e dytë, e verdhë me një vijë të kuqe dhe të kaltër, i ngjan fanellës që Johan Cruyff e kishte veshur në vitet e 70-ta, si dhe fanellës së Barcelonës mes viteve 2008 dhe 2010.

(Kosova Sot)