Milani nuk gjen fitore ndaj Torinos

  • 09 December 2018 - 23:10
Milani nuk gjen fitore ndaj Torinos

Milani nuk arriti të gjej fitore në shtëpi kundër Torinos, pasi që ndeshja e vlefshme për xhiron e 15-të të Serisë A përfundoi baras, me rezultat 0-0.

Skuadra e Gennaro Gattusos nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë e të qenit vendas për t’i marrë tri pikë të rëndësishme për ta përforcuar edhe më shumë pozitën në vendin e katërt të Serisë A.

Ndërsa, ky barazim i konvenon mjaft shumë skuadrës së Torinos, të cilët ngriten nga pozita e tetë në pozitën e gjashtë. Gara për të siguruar një vend kualifikues për në Evropa Ligë është edhe tani mjaft e ngushtë në Itali, pasi që mes skuadrave nga vendi i pestë deri në vendin e 11-të ka vetëm pesë pikë dallim.

Kjo ndeshje, e zhvilluar në San Siro ishte mjaft e barabartë, ashtu si edhe rezultati. Milani dominoi me posedim të topit, mirëpo që të dyja skuadrat kishin nga katër gjuajtje drejt portës, asnjë prej së cilave nuk rezultoi e saktë.

Njëri ndër protagonistët e ndeshjes ishte portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili përmes një pritje të mrekullueshme në pjesën e parë, arriti t’ia mohojë një gol të rëndësishëm Torinos.

 

(Kosova Sot)