Klopp: Nuk kam qenë asnjëherë i brengosur për formën e Salah

  • 10 December 2018 - 09:31
Klopp: Nuk kam qenë asnjëherë i brengosur për formën e Salah

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë i brengosur për formën e Mohamed Salah, i cili shënoi hat-trick në ndeshjen ndaj Bournemouthit të shtunën.

Hat-tricku i Salah i ndihmoi Liverpoolit në fitoren 4-0 ndaj Bournemouthit për ta marrë vendin e parë në renditje.

“Nuk kam qenë asnjëherë i brengosur për formën e tij”, ka thënë Klopp.

Në 16-të paraqitje të yllit egjiptian në këtë stinor të Premierligës i ka shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.

(Kosova Sot)