Gruas së Furyt i ndodhi një fatkeqësi para meçit me Wilder

  • 10 December 2018 - 10:14
Gruas së Furyt i ndodhi një fatkeqësi para meçit me Wilder

Tyson Fury është në një gjendje të vështirë emocionale.

Fury arriti që të barazoj me Deontay Wilderin në përballjen e tyre më 2 dhjetor, por që kishte marr një lajm të keq pas meçit.

Gruaja e tij, Paris Fury, kishte pasur abort pak orë para se të fillonte meçi, ndërsa nuk ishte i njoftuar për rastin.

“Nuk ia përmenda Tysonit para se të hynte në ring. Ndërsa menjëherë pas meçit ia thashë dhe të nesërmen shkuam në spital dhe kjo gjë u konfirmua”, tha gruaja e Furyt.

“Pesë javë më pas mbeta sërish shtatzënë dhe tash foshnja jonë e re, një djalë, do të lindë në mars. Ishim akoma me zemër të thyer për humbjen tonë, por njëkohësisht edhe të lumtur (për fëmijën tjetër)”, ka shtuar më tej Paris.

Paris është takuar me Furyn kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare, ndërsa në një rrëfim të mëparshëm ka treguar se kishin pritur deri në martesë për marrëdhënien e parë intime.

(Kosova Sot)