Unitedi dhe Arsenali pas talentit gjerman

  • 10 December 2018 - 12:20
Unitedi dhe Arsenali pas talentit gjerman

Manchester Unitedi dhe Arsenali janë duke e monitoruar mesfushorin e Hertha Berlinit, Arne Maier.

19-vjeçari është krahasuar me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, dhe pritet që shumë shpejtë të marrë ftesë nga Kombëtarja e Gjermanisë

Hertha e vlerëson lojtarin për 20 milionë euro, mirëpo mund ta kërkojë dyfishin e çmimit për shkak të moshës së re të lojtarit.

Në këtë stinor ai ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat për klubin gjerman.

 

(Kosova Sot)