Messi ka një mesazh për Osmane Dembelen

  • 10 December 2018 - 14:41
Messi ka një mesazh për Osmane Dembelen

Lionel Messi beson se Barcelona ka nevojë për anësorin francez Ousmane Dembelen, pas thashethemeve se fituesi i Kupës së Botës mund të largohet nga klubi katalonas.

Ky është sezoni i dytë për Dembelen në “Camp Nou”, por e ardhmja e tij është në dyshim për shkak të sjellëve dhe qëndrimeve të tij këtë fillim sezon

Dembele ka treguar nuanca të shkëlqesisë së tij që e binden Barçën t’i paguajë 105 milionë euro për të, por qëndrimi dhe pavazhdimësia e francezit kanë nxitur fjalët për largimin e tij.

Ai, megjithatë, shkëlqeu në fitoren e fundit të Barçës 4-0 në derbin katalonas ndaj rivalit Espanyol, duke shënuar njërin prej golave dhe Messi e cilësoi si shumë të mirë paraqitjen e tij.

“Ai dëshiron të luajë, dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. E shënoi një gol dhe ishte i rëndësishme për ne”, tha Messi për Dembelen.

“Ne kemi nevojë për të”, insistoi kapiteni katalonas.

(Kosova Sot)