Milan merr lajme të mira, kthehen Musacchio dhe Romagnoli

  • 11 December 2018 - 18:22
Milan merr lajme të mira, kthehen Musacchio dhe Romagnoli

Me në fund kriza e lëndimeve në Milan ka filluar që të lehtësohet, pasi që kundër Bolognas pritet që të luajnë edhe Mateo Musacchio dhe Alessio Romagnoli

Kuqezinjtë janë duke vuajtur pasi që kanë një listë të madh te të lënduarve, kryesisht në mbrojtje, derisa Ignazio Abate ka luajtur në qendër lojërave të fundit.

Sipas calciomercato.com, megjithatë janë kthyer sot në stërvitje me grupin e Milanellos dhe do të ftohen të jenë në bankë edhe në ndeshjen kundër Olympiakosit në Europa Ligë.

Nëse nuk luajnë në këtë ndeshje, ata do të jenë gati për t’u përballur me Bologna me kapitenin e klubit, Romagnoli që mund të kthehet.

Mbrojtësi pothuajse është rikuperuar nga lëndimi në kofshë, i cili e la jashtë pjesën e parë të sezonit.

Ai po vazhdon të monitorohet në baza ditore nga mjekët, por synimi është që ai të paraqitet në ndeshjen kundër Bolognas në Serie A.

 

(Kosova Sot)