Paul Gascoigne mohon akuzat për abuzim seksual

  • 11 December 2018 - 18:33
Paul Gascoigne mohon akuzat për abuzim seksual

Futbollisti në pension ishte në gjykatë të martën duke mohuar akuzat se ka sulmuar seksualisht një grua në gusht të këtij viti

Ish lojtari i Anglisë, Newcastle United dhe Tottenham, Paul Gascoigne ka deklaruar se ai nuk është fajtor për akuzat mbi një ngacmim seksual.

Gascoigne (51), i cili ka pasur 57 paraqitje për Anglinë gjatë viteve 1988 dhe 1998, ishte arrestuar më 20 gusht dhe është akuzuar më 19 nëntor, derisa akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një grua në tren.

Akuza thotë se Gascoigne kishte prekur një grua dhe mandej e kishte pyetur atë derisa ishte duke udhëtuar me tren nga Darlington për në Durham dhe York.

Ai është paraqitur sot në gjykatën e Peterlee Magistrates'  te rrethinës së Durham të martën ku është deklaruar jo fajtorë.

Pasi është liruar me kusht, rasti Gascoigne është transferuar në gjykatën e Teeside Crown Court kurse seanca e radhës do të fillojë më 8 janar të vitit të ardhshëm.

Futbollisti në pension ka fituar një status të kultit në mes të tifozëve anglez për paraqitjet e tij të mira në Botëror dhe Europian gjatë viteve 90.

Paraqitjet e tij të mira bën që në Botërorin e Italisë më 1990 ai të arrijë me Anglinë në gjysmëfinale, ku ata ishin mposhtur nga Gjermania.

Në nivel klubesh, Gascoigne luajti për Spurs dhe Rangers, derisa kritikët e cilësojnë atë si mesfushorin më të mirë anglez të gjeneratës së tij.

Fatkeqësisht, jashtë fushës, ai vazhdimisht ka pasur vështirësi, vuan nga përdorimi i alkoolit, ka probleme mentale, ku disa herë është dashur që të bëj rehabilitime në klinika të ndryshme. 

 

(Kosova Sot)