Kur dy transferet e shtrenjta të Barcelonës, janë në betejë për një vend në formacion

  • 11 December 2018 - 18:56
Kur dy transferet e shtrenjta të Barcelonës, janë në betejë për një vend në formacion

Pasi startoi në dy ndeshjet e para të Barcelonës, ku fituan edhe një titull – superkupën-Enersto Valverde ka filluar që në ndeshjet e fundit të ndryshoi sistemin, duke e bërë 4-3-3, por që njëri prej yjeve të tij të shtrenjtë mbetet jashtë fushës

Në sistemin e mëparshëm, Valverde përshtatke edhe Ousmane Dembele edhe Philippe Coutinho në formacionin e tij startues.

Francezi, i cili kaloi shumicën e sezonit i lënduar, tani gjendet në pozitën e tij të preferuar që luante Neymar gjatë vitit 2013 dhe 2017.

Coutinho, në anën tjetër, arriti në janar për të plotësuar rolin e liruar nga Andres Iniesta, në letër së paku, pasi që ishte një pozicion atraktive.

Megjithatë, skuadra filloi të ndahet dhe Valverde reagoi duke sakrifikuar Dembelen për Arthurin dhe duke vënë Coutinhon në sulm.

Fitorja kundër Tottenham në Wembley bëri që të shohim një Barcelonë më të strukturuar që shndrit edhe me Lionel Messin e lënduar e ku Rafinha mori vendin e tij.

Coutinho dhe Dembele janë dy nënshkrimet më të shtrenjta të Barçës, por tani, me Luis Suarez dhe Messi që janë rikthyer nga mungesat e tyre, duket se nuk do të këtë vend për në formacionin bazë për brazilianin.

Arturo Vidal ka pasur paraqitje të mira pas lëndimit të Arthur dhe Coutinho të cilët po ashtu po vuajnë që të adaptohen. Në fushë, Dembele po vazhdon me paraqitje të mira, pavarësisht se ka probleme jashtë saj, ku zakonisht vazhdon të vonohet në stërvitje për më shumë se dy orë. 

 

(Kosova Sot)