Paris Saint-Germain, kërkon fitoren në Beograd për të kaluar në 1/8-en e finales

  • 11 December 2018 - 20:34
Paris Saint-Germain, kërkon fitoren në Beograd për të kaluar në 1/8-en e finales

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit në grupe në mes të Crvena Zvezdës dhe Paris Saint-Germainit

PSG sonte do të kërkojë fitore në Beograd për t’u konfirmuar kështu si skuadra e radhës në fazën e eliminimit direkt në ligën e Kampionëve.

Parisienëve ju duhet fitorja në Beograd dhe për këtë kanë startuar me një formacion të fortë, përfshirë Kylian Mbappen, Di Marian por jo edhe Neymar pasi që është lënduar në ndeshjen e fundit në Ligue 1.

 

(Kosova Sot)