Atletico barazon në Belgjikë, humbet kreun e grupit

  • 11 December 2018 - 23:50
Atletico barazon në Belgjikë, humbet kreun e grupit

Atletico Madrid ka barazuar në Belgjikë, një rezultat ky që fitues të grupit i bën Borussia Dortmundin të fitojë grupin A

Atletico Madrid nuk ka arritur fitore kundër Club Brugge për të humbur kështu vendin e parë në grup.  

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar.

Asnjëra skuadër nuk ishte shumë e interesuar për lojë, me Atleticon që nuk arriti që të konkretizoi disa raste të mira për shënim.

Atletico pati posedimin por pati edhe tentimet më të shumta për të shënuar në gol. Nga tetë tentime të Atleticos vetëm tri ishin brenda kornizave të portës, kurse belgët tentuan tri herë kurës vetëm një top përfundoi në korniza të portës.

Edhe në pjesën e dytë Atletico ishte më e mirë por edhe vendasit nuk mbeten jashtë dhe disa herë ishin afër për të shënuar.

 

(Kosova Sot)