A e meritoi kartonin e kuq Van Dijk për ndërhyrjen e ashpër ndaj Mertensit?

  • 12 December 2018 - 09:34
A e meritoi kartonin e kuq Van Dijk për ndërhyrjen e ashpër ndaj Mertensit?

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve për skuadrën e tij, pasi që u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Dries Mertensit të Napolit. Megjithatë, shumë persona mendojnë se ai duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Liverpooli e priti në shtëpi Napolin për ndeshjen e fundit për këtë fazë të grupeve. Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme pasi që rezultati përfundimtar e vendoste se cila skuadër do të binte në Evropa Ligë dhe cila do të kalonte në fazën e eliminimit direkt.

Liverpooli e fitoi ndeshjen me rezultat 1-0, përmes golit të shënuar nga Mohamed Salah në minutën e 34-të. Megjithatë, para se të shënohej ky gol, mbrojtësi holandez e kishte bërë një ndërhyrje ndaj kundërshtarit, Mertens.

Fillimisht, Van Dijk e kishte prekur topin, mirëpo videot e këtij incidenti tregojnë se ai mund të ketë qenë me fat që është ndëshkuar vetëm me karton të verdhë, pasi që pas prekjes së topit, ai e kishte goditur sulmuesin belg të Napolit drejt e në këmbë.

Mertens nuk pësoi lëndim nga kjo ndërhyrje dhe e vazhdoi ndeshjen, mirëpo ai u prit me shumë fishkëllima nga tifozët vendas në Anfield, të cilët besonin se ai kishte simuluar pas ndërhyrjen të qendërmbrojtësit të Liverpoolit. 

(Kosova Sot)