Kampioni i Zvicrës “turpëron” Juventusin e Ronaldos

  • 12 December 2018 - 23:18
Kampioni i Zvicrës “turpëron” Juventusin e Ronaldos

Juventusi ka humbur sonte në Zvicër nga Young Boys, por Juventus e ka fituar grupin. Young Boys ka arritur fitoren e parë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve dhe atë kundër njërës prej skuadrave më të mira në Europë

Ishte paraparë që Juventus do të kishte vështirësi kundër Young Boys, kryesisht për shkak të fushës jo të mirë, që është sintetike ajo e Young Boys.

...dhe ashtu doli.

Zviceranët kanë fituar me rezultat 2-1 derisa në qendër të vëmendjes ishte padyshim sulmuesi i këtij ekipi Guillaume Hoarau.

Në pjesën e parë Hoarau kaloi në epërsi vendasit në minutën e 30’të nga penalltia me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë prapë ishte Young Boys dhe Horau që dyfishoi epërsinë në minutën e 68’të.

Krejt çka bëri Juventus ishte një gol në minutën e 80’të me anë të Dybala.

Edhe pse humbën, Juventus kalon në 1/8-en e finales si e para në grupin H, pasi që këtë dështim të Juventus nuk e shfrytëzoi Manchester United që humbi sot në Valencia. 

 

(Kosova Sot)