Mourinho: Nuk mësova asgjë nga disfata prej Valencias

  • 13 December 2018 - 10:05
Mourinho: Nuk mësova asgjë nga disfata prej Valencias

Jose Mourinho ka thënë se nuk ka mësuar asgjë prej humbjes së mbrëmshme nga Valencia në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Unitedi mbrëmë pësoi humbje 2-1 nga Valencia mirëpo në fund arriti të kalojë në raundin tjetër të garës, pasi kishte të grumbulluara 10 pikë, dy më pak se Juventusi në krye të grupit

“Nuk mësova asgjë nga kjo ndeshje. Asgjë që ndodhi nuk më befasoi mua”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.

“Skuadra ime u përmirësua kur bëra ndryshimet që nuk doja t’i bëja, gjë që është zhgënjyese”. 

(Kosova Sot)