Dybala: Juventusi duhet t’i mposhtë të gjithë

  • 13 December 2018 - 10:08
Dybala: Juventusi duhet t’i mposhtë të gjithë

Paulo Dybala ka thënë se Juventusi duhet t’i mposhtë të gjithë dhe nuk ka rëndësi sipas tij se me kë do të takohen në Rundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Juventusi mbrëmë luajti ndeshjen e fundit të grupit në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Valencias dhe pësoi humbje 2-1 mirëpo përfundoi e para në grup me 12 pikë

“Humbja dhemb sepse ne erdhëm këtu për fitore, mirëpo mund të na shërbejë si leksion për të ardhmen”, ka thënë ylli argjentinas.

“Për ta fituar Ligën e Kampionëve, duhet t’i mposhtësh të gjithë, kështu që nuk më intereson se me kë do të takohemi në Rundin e 16-të”.

(Kosova Sot)