Për shkak të përleshjes pas meçit, Khabibi do të dënohet me kaq muaj

  • 13 December 2018 - 10:10
Për shkak të përleshjes pas meçit, Khabibi do të dënohet me kaq muaj

Khabib Nurmagomedovi e kapërceu kafazin në fund të meçit kundër Conor McGregorit më 7 tetor dhe e sulmoi një nga pjesëtarët e stafit të irlandezit, Dillion Danis. Për shkak të këtij incidenti, rusi është ndëshkuar me një gjobë të madhe dhe tash, sipas babait të tij, ai do të ndëshkohet edhe me një gjobë nëntë muajshe.

Në një intervistë, Abdulmanap Nurmagomedovi ka bërë të ditur se djali i tij do të gjobitet me 440 mijë euro nga Komiteti Atletik i Nevadas si dhe një suspendim prej nëntë muajve.

Komiteti pritej të merrte vendim më 29 janar, mirëpo intervista e babait të rusit ka lënë të kuptohet se tanimë mes tyre është arritur një marrëveshje jashtë gjykatës.

“Nuk e di si do të përfundojë. Me aq sa e kuptoj, ne do të gjobitemi me 440 mijë euro dhe ndoshta nuk do të ndeshemi për nëntë muajt e ardhshëm. Natyrisht, kjo gjë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, ka thënë Abdulmanap.

Nëse Khabib dënohet me nëntë muaj, ky dënim pritet llogaritet duke filluar nga tetori i këtij muaji. Kjo do të thotë se ai do ta ketë mundësinë të ndeshet duke filluar nga 6 korriku i vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot)