Maradonën e dëbon nga shtëpia e fejuara
Maradona i është rikthyer sërish abuzimeve me drogën dhe alkoolin dhe kjo shihet mjaft qartë në ç’do dalje që ai bën nëpër televizione.
Legjenda argjentinase del i dehur dhe nuk e kontrollon dot veten në veprimet e tij.
Së fundmi, ai po përballet edhe me një problem të ri.
Ai është ndarë nga e dashura e tij 28-vjeçare Rocio Oliva, madje “The Sun” shkruan se ajo e ka nxjerrë nga shtëpia ish-futbollistin.
Një ndër arsyet e ndarjes mendohet të jetë pikërisht abuzimi i ish-futbollistit me drogën dhe alkoolin.
Maradona ishte në lidhje me Olivian që në vitin 2012, pasi u divorcua nga gruaja e tij e parë Claudia Villafane pas 17 vitesh martesë.
(Kosova Sot)