Moratti: Juve ta pranojë verdiktin e gjykatës

  • 13 December 2018 - 19:38
Moratti: Juve ta pranojë verdiktin e gjykatës

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se “tifozët e Juventusit duhet ta pranojnë verdiktin final të gjykatës që Skudeto 2005-06 i takon Nerazzurri”.

Të dy titujt e vitit 2004-05 dhe 2005-06 i janë hequr Juves si pjesë e skandalit të Calciopolit në verën e vitit 2006.

Derisa titulli i 2004-05 ka mbetur “pezull”, Skudeto e 2005-06 i ishte dhënë Interit, të cilët përfunduan të tretët atë sezon pas Milanit (të cilët po ashtu ishin dënuar nga Calciopoli).

Juve , që nga ajo kohë është në një betejë gjyqësore për vite por e kanë humbur këtë betejë gjatë ditës së sotme, pasi që gjykata e ka hedhur poshtë ankesën e tyre.

“Është normale, pasojë e asaj çfarë ka ndodhur”, tha Moratti për agjencinë e lajmeve Ansa.

“Në këtë rast, është mirë, gjithmonë do të jetë një Skudetto e garantuar. Tani, tifozët e Juventusit duhet ta pranojnë këtë gjë”.

“Isha i sigurt që rasti do të shkonte kështu. Jam mik i mirë i presidentit të Juventusit Agnelli, atij i kam thënë se duhet ta harrojnë këtë gjë”. 

 

(Kosova Sot)