Roma refuzon ofertën e Arsenalit për Under

  • 13 December 2018 - 19:46
Roma refuzon ofertën e Arsenalit për Under

Roma ka refuzuar një ofertë prej 32 milionë euro nga Arsenali për Cengiz Under, pasi që ata e vlerësojnë lojtarin 50 milionë euro

Sipas disa mediave, Arsenali këtë ofertë e ka dorëzuar pak para disa javëve dhe është shumë i interesuar për 21 vjeçarin, derisa skautët e tyre e kanë përcjell atë disa herë.

Ata ishin edhe në humbjen e Romës në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen mbrëmë, ku ai shënoi edhe golin e barazimit.

Sipas Tuttomercatoweb, oferta e parë për të ka ardhur nga Gunners dhe është 32 milionë euro.

Është refuzuar menjëherë nga Roma, të cilët dëshirojnë 50 milionë euro për të.

Deri me tani këtë sezon, Undër ka shënuar pesë gola dhe ka pesë asiste në 19 ndeshje garuese për Romën.

Ai po ashtu është paraqitur 17 herë për Turqinë. 

 

(Kosova Sot)