Chelsea përfundon grupet pa humbje në Europa Ligë

  • 13 December 2018 - 21:11
Chelsea përfundon grupet pa humbje në Europa Ligë

Chelsea ka arritur që të mos merr asnjë humbje në Europa Ligë. Ata sonte kanë barazuar kundër Vidieton, një barazim që i bën ata të pamposhtur në gjashtë ndeshje të Europa Ligë në Grupin L

Chelsea i Maurizio Sarrit nuk ka lejuar befasi dhe ka barazuar sonte në Hungari, pavarëësisht një ndeshje me shumë kthesa.

Të parët që shënuan ishin londinezët e Sarrit, Ëilliam shndërroi në gol një goditje të lirë duke shënuar në anën e djathtë të portierit.

Mysafirët u kthyen shpejt në lojë pasi që në minutën e 32’të pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Ampadu shënoi autogol.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin vendasin që treguan ndeshje më të mirë.

Ata arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 56, ku Nego shënoi një supergol pas një asisti te Milanov.

Pas golit, Chelsea sulmoi më shumë dhe arriti të barazoi, përsëri me një gol të bukur dhe përsëri nga goditja e lirë.

Ishte Olivier Giroud që kësaj radhe shënoi nga goditja e lirë ku goditja e tij përfundoi në anën e majtë të golit.

Chelsea e kishte siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa Ligës që në xhiron e katër, derisa Vidieton përfundon në pozitën e tretë më 7 pikë.

Në rrethin tjetër nga Grupi L kalon Bate Borisov, të cilët sonte mposhtën PAOK në Selanik me rezultat 1-3, një rezultat që i dërgon ata në mesin e 32 skuadrave më të mira të Europa Ligë.

 

(Kosova Sot)