Arsenal vazhdon me fitore, arrin në 22 ndeshje pa humbje

  • 13 December 2018 - 23:23
Arsenal vazhdon me fitore, arrin në 22 ndeshje pa humbje

Arsenal ka fituar sonte me rezultat të ngushtë në Emirates kundër Qarabag. Arsenal e kishte konfirmuar më parë fitimin e grupit që nga xhiro e pestë, derisa Qarabag ishte eliminuar moti nga kjo garë

Ka përfunduar ndeshja e fundit në mes të Arsenal Qarabag.

Arsenal fituar me rezultat të ngushtë 1-0, me një gol të Lacazette i cili u shënua në minutën e 16 të ndeshjes.

Në pjesën e parë Arsenal pati edhe disa mundësi të mira për shënim derisa skuadra mysafire nuk bëri shumë për ta fituar këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë përsëri ishte Arsenali që e dominoi ndeshjen derisa mundësinë më të mirë për gol e pati Saka në minutën e 84-të te ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenal përfundon në vendin e parë në grupin E, më 16 pikë, në vendin e dytë është Sportingu më 13 pikë.

 

(Kosova Sot)