Këto janë 24 ekipet që kaluan në raundin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë
Ka përfunduar faza e grupeve të Europa Ligë, më 24 ekipe të cilat janë kualifikuar për fazën e 32 ekipeve më të mira në Europa Ligë.
Shorti për raundin e 32-të do të tërhiqet të hënën, me Milanon që është eliminuar nga kjo garë befasisht nga Olympiakosin.
Në vendin e parë nga grupet e Europa Ligë ka kaluar, e që do të jenë edhe në vazon e favoritit janë: Bayer Leverkusen, Salzburgu, Zeniti, Dinamo Zagreb, Arsenal, Real Betis, Villarreal, Eintracht Frankfurt, Genk, Sevilla, Dynamo Kyiv dhe Chelsea.
Kurse në pozitën e dytë kanë kaluar, në vazon e jo favoritit janë: FC Zurich, Celtic, Slavia Prague, Fenerbahce, Sporting CP, Olympiakos, Rapid Ëien, Lazio, Malmo, FC Krasnobar, Rennes, Bate Borisov.
Këtë 24 skuadrave do t’ju bashkohen edhe 8 skuadrat nga Liga e Kampionëve.
Në bazë të kësaj, katër skuadra të Ligës së Kampionëve do të jenë në vazon e favoritit dhe këto janë, Napoli, Interi, Valencia dhe Benfica.
Kurse skuadrat në vazon e jo favoritit nga katër skuadrat e Ligës së Kampionëve janë: Club Brugge, Galatasaray, Shakhtar dhe Viktoria Plzen.
(Kosova Sot)