Reagon Leonardo pas eliminimit të Milanit: Eliminim i padrejtë

  • 14 December 2018 - 00:01
Reagon Leonardo pas eliminimit të Milanit: Eliminim i padrejtë

Drejtori i Milanit ka qenë shumë i mërzitur pas eliminimit në grupe nga Olympiacos në Europa Ligë, duke kritikuar gjyqtarin. “Në ditët e sotme VAR, është bërë i domosdoshëm që të përdoret”.

Momenti që e vendosi këtë ndeshje ishte penalltia kontraverze e Ignazio Abates që kapi Vasilis Torosidis dhe që rezultoi me gol në fitoren 3-1.

“Ne jemi jashtë Europa Ligë dhe duhet ti shikojmë të gjitha gjërat. Vetëm dëshiroj ti shikoj xhirimet e golave dhe penalltisë para se të them atë që mendoj”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

“Mua m’u duket se penalltia nuk ekzistonte. Në disa raste, gjithashtu, ata kanë këtë sistem për të vendosur dorën gjatë gjuajtjeve të lira derisa ta presin topin, e cila gjë nuk është vendosur në këtë rast”.

“Nëse eliminoheni në Europa Ligë për një gjë të tillë, në ditët e VAR, është bërë e vështirë që të pranoni edhe rezultatin. Është qesharake pasi që një instrument si VAR nuk mund të përdoret në një garë europiane”. 

 

(Kosova Sot)