Interi këndellje ndaj Udineses së Valon Behramit

  • 15 December 2018 - 17:16
Interi këndellje ndaj Udineses së Valon Behramit

Pas një jave zhgënjyese nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve menjëherë pas humbjes në ligë me Juventusin, Interi ka rastin të rikthehet te fitorja ndaj Udineses së udhëhequr nga kapiteni shqiptar, Valon Behrami, po ashtu në formë të dobët.

Në mesjavë, Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve duke mos arritur t’i kalojë grupet pas barazimit në “San Siro” me PSV-në, më pak se një javë pasi ishte mundur nga Juventusi në “Allianz Stadium” në Serie A.

Pas një ecurie negative, zikaltrit kërkojnë të këndellën pikërisht ndaj Udineses së renditur në pjesën e poshtme të kampionatit elitar italian.

Si Interi, ashtu edhe Udinese nuk ka fituar në dy ndeshjet e fundit.

Takimi mes Interit dhe Udineses është i vlefshëm për javën e 16-të të Serisë A dhe nis në orën 18:00, në “San Siro”.

 

(Kosova Sot)