Ndaj Vallecanos, Real Madridi kërkon të rikthehet fuqishëm pas humbjes turpëruese në Champions

  • 15 December 2018 - 17:48
Ndaj Vallecanos, Real Madridi kërkon të rikthehet fuqishëm pas humbjes turpëruese në Champions

Real Madridi do të kërkojë të rikthehet fuqishëm nga humbja më e thellë në historinë e vet në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtëpi, 3-0 nga CSKA Moscow në mesjavë, duke triumfuar sot ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.

Përkundër formës së dobët, në La Liga Real Madridi është duke u mbajtur mirë së fundmi, pasi në pesë ndeshjet e fundit i ka fituar katra sosh.

“Los Blancos” i kanë fituar dy ndeshjet e fundit në ligë dhe njëlloj kërkojnë edhe ndaj Ray Vallecanos për të mos e lejuar rivalin dhe liderin, Barcelonën, të shkëputet edhe më tutje në krye të La Ligës, raporton Gazeta Express.

Madridi e pret rivalin e qytetit Vallecanon në “Santiago Bernabeu” në një ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të ligës elitare spanjolle, që nis në orën 18:30.

 

(Kosova Sot)