Ylli i Kosovës supergol dhe asist brenda dy minutave për ekipin e tij

  • 15 December 2018 - 18:05
Ylli i Kosovës supergol dhe asist brenda dy minutave për ekipin e tij

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar gol dhe ka dhuruar asist vetëm shtatë minuta pasi u fut në ndeshje nga stol, duke i ndihmuar ekipit të vet Swansea City ta përmbysë Sheffield Wednesday, klubin e bashkëlojtarit të tij te Kosova, Athe Nuhiut.

Celina e nisi në stol ndeshjen e Swansea ndaj Sheffieldit në Championshp, nivelin e dytë të futbollit anglez, por dha ndikimin e tij të madh vetëm shtatë minuta pasi u fut në ndeshjen në minutën e 65-të.

Së pari, kosovari shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 72-të.

Vetëm një minutë më vonë, ai asistoi për Routledge, i cili e përmbysi skuadrën mysafire duke e sjellë në epërsi Swansean.

Deri në përfundim të këtij takimi kanë mbetur edhe 10 minutë.

 

(Kosova Sot)