Real Madridi e mund Vallecanon, e harron turpërimin në Champions

  • 15 December 2018 - 20:33
Real Madridi e mund Vallecanon, e harron turpërimin në Champions

Real Madridi e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga pasi e mposhti 1-0 Ray Vallecanon të shtunën në Madrid, duke e harruar turpërimin që CSKA Moscow ia shkaktoi në Ligën e Kampionëve duke të mundur 3-0 në mesjavë.

Para këtij takimi, Real Madridi i Santiago Solarit po vinte nga dy fitore radhazi në La Liga ndaj Valencias dhe Huescas para se CSKA Moscow t’ia shkaktonte humbjen më të thellë në histori në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, ishte pikërisht në “Santiago Bernabeu” aty ku Real Madridi u kthye fuqishëm dhe fitoi 1-0 ndaj rivalit të qytetit Rayo Vallecanos, duke e vazhduar formën e mirë në ligë së fundmi.

Pas gati një çereku lojë, Karim Benzema shënoi atë që doli të ishte goli i fitores dhe tri pikëve të radhës për “Los Blanocs”.

Sulmuesi francez goditi fuqishëm dhe e mposhti portierin e Vallecanos në shtyllën e parë, pasi mori një pasim të shkurtër nga Lucas Vasquez.

Vendasit ishin skuadër dominuese dhe krijuan më shumë, teksa mysafirët patën vetëm një goditje brenda kornizës së portës të Thibaut Curtois deri në minutën e 90-të.

Por, në kohën shtesë, mysafirët kanë mundur t’ia prishnin festën Madridit, por dy pritje radhazi nga portieri belg ndaj Alex Alegrias e ruajtën të paprekur rrjetën e kampionit të Evropës.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi ngrihet në pozitën e tretë dhe i afrohet liderit dhe rivalit, Barcelonës, në vetëm dy pikë, megjithëse kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

(Kosova Sot)