Durmishaj shënon, por Andi Lila fiton derbin!

  • 15 December 2018 - 21:13
Durmishaj shënon, por Andi Lila fiton derbin!

Në Greqi janë luajtur ndeshjet e radhës të kampionatit, ku në sfidën mes Gianninas dhe Panionios, ka pasur një derbi shqiptarësh.

Andi Lila, mesfushori i kombëtares kuqezi, dhe Fiorin Durmishaj, sulmuesi i Shpresave, janë përballur mes tyre në takimin e javës së 14 të Superligës në Greqi.

Triumfues në këtë përballje ka dalë Giannina e Andi Lilës, që në fund e ka mbyllur me fitoren 3-1 takimin. Mirëpo goli i vetëm për Panionios është shënuar nga Fiorin Durmishaj. 

Ekipi i Andi Lilës kaloi i pari në avantazh me Nikolias në minutën e 51 ndërsa shifrat në barazpeshë për Panionios do i vendoste Durmishaj në minutën e 82.

Por euforia kap në befasi Panionios, pasi një kundërsulm i shpejt i Giakos ndëshkon skuadrën e Durmishaj në minutën e 83 me anë të Giakos, ndërsa pesë minuta më vonë ky i fundit do të vuloste takimin në 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë.
Tre pikët e sotme e mbajnë Giannina-n larg zonës së ftohtë, ndërsa Pani

onios është në kuotën e 18 pikëve në vendin e 9. Ky është goli i pestë që Durmishaj shënon për Panionios në kampionat për këtë sezon.

 

(Kosova Sot)