Ylli i Manchester Unitedit e vazhdon kontratën deri më 2022

  • 15 December 2018 - 22:40
Ylli i Manchester Unitedit e vazhdon kontratën deri më 2022

Qendërmbrojtësi anglez Chris Samlling ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 2022.

Kushtet e reja mbi të cilat e vuri nënshkrimin mbrojtësi që i ka shërbyer gjatë klubit, përfshijnë edhe opsionin për zgjatjen e saj për edhe 12 muaj tjerë.

Marrëveshja e re për 29-vjeçarin nënkupton se ai do ta kalojë shifrën prej 10 viteve në “Old Trafford” në vitin 2020.

Smalling është pjesë e “Djajve të kuq” që prej se iu bashkua klubit nga Fulhami në vitin 2010, marrëveshje që ishte arritur me Alex Fergusonin në janar të atij viti.

Ai i ka bërë mbi 300 paraqitje për klubin dhe shpreson se do të regjistrojë edhe shumë tjera.

“Ky është sezoni im i nëntë me klubin dhe jam i lumtur që po vazhdoj me këtë klub. Është nder të luash për Manchester Unitedin”, tha Smalling.

 

(Kosova Sot)