Boksieri shqiptar Uldedaj e fiton titullin botëror WBO dhe shpërthen në lot

  • 15 December 2018 - 23:30
Boksieri shqiptar Uldedaj e fiton titullin botëror WBO dhe shpërthen në lot

Jurgen Uldedaj e ka fituar titullin botëror në kategorinë WBO për të rinj, pasi e rrahu boksierin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz, të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Në një meç me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë.

Uldedaj mbetet i pamposhtur dhe tani kampion i botës për të rinj në WBO.

Në të njëjtën kohë, boksieri shqiptar ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Arganarazit.

Të tre gjyqtarët votuan në favor të tij 98- 9, 98-91, 98-91.

 

(Kosova Sot)