Hazard: Chelsea dëshiron ta fitojë Premierligën

  • 16 December 2018 - 18:21
Hazard: Chelsea dëshiron ta fitojë Premierligën

Eden Hazard ka thënë se skuadra e tij nuk i ka shuar shpresat për ta fituar titullin e Premierligës në këtë stinor, pavarësisht se është shtatë pikë larg Manchester Cityt në krye të tabelës.

Hazard shënoi për Chelsean sot në fitoren ndaj Brightonit 2-1 në “Amex Stadium".

“Sigurisht që dëshirojmë të jemi në krye të renditjes në fund të stinorit”, ka thënë Hazard.

“E di që Manchester City dhe Liverpooli janë skuadra të mira, por ne nuk dëshirojmë që diferenca të  bëhet më e madhe mes nesh”.

Chelsea aktualisht është në pozitën e katërt me 37 pikë, tri më shumë se Arsenali në të pestën. 

 

(Kosova Sot)