Në këtë stadium do të luhet finalja e Botërorit 2022 në Katar

  • 16 December 2018 - 18:41
Në këtë stadium do të luhet finalja e Botërorit 2022 në Katar

Më 21 nëntor të vitit 2022 do të nisë Kupa e Botës në Katar. Tashmë është bërë e qartë se cili do të jetë stadiumi i ndeshjes hapëse dhe finales së madhe.

Në faqen zyrtare të FIFA-s shkruhet: “Stadiumi të kujton një tas floriri me hapjet që i ngjajnë llampave të fanarëve, diçka tradicionale në atë zonë të botës.

Nëpërmjet një ceremonie festive, janë zbuluar planet e stadiumit 80,000 vende, që është krijuar nga një zyrë arkitekturore londineze.

“Stadiumi i ri nderon traditën dhe është një simbol i së ardhmes së madhe,” shprehet Hassan al-Thawadi i komitetit organizativ të Kupës së Botës në Katar. 

 

(Kosova Sot)