Këto janë fjalët e Shaqirit pasi e mposhti vetë Man Unitedin

  • 16 December 2018 - 19:40
Këto janë fjalët e Shaqirit pasi e mposhti vetë Man Unitedin

Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës.

“Është një ditë perfekte për mua”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

“Është fillimi më i mirë në histori të klubit dhe ne do të tentojmë të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë mendoj e do të kemi kohëra të mira”.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 70’ dhe shënoi golin për 2-1 në minutën e 73’, dhe pas shtatë minutave shënoi golin e dytë personal për 3-1.

(Kosova Sot)