Këto janë fjalët e Klopp për Shaqirin pas dy golave të tij në derbi ndaj Unitedit

  • 16 December 2018 - 22:42
Këto janë fjalët e Klopp për Shaqirin pas dy golave të tij në derbi ndaj Unitedit

Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës.

 “Të gjithë lojtarët bënë diferencën në fushë. Nuk ke nevojë të shënosh për ta bërë këtë gjë, por kur realizon gol, të ndihmon jashtëzakonisht shumë, sidomos kur je një lojtar sulmues”, ka thënë trajneri gjerman.

“Shaqiri është një futbollist me aftësi të mrekullueshme, është mjaft i aftë për të krijuar raste dhe për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe lojën e sotme”.

Me këtë fitore Liverpooli mbetet në krye të renditjes me 45 pikë, një më shumë se Manchester City në vendin e dytë.

 

(Kosova Sot)