Messi thotë se nuk e ka pritur tërë këtë sukses që i duket si ëndërr

  • 18 December 2018 - 18:25
Messi thotë se nuk e ka pritur tërë këtë sukses që i duket si ëndërr

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e ka marrë çmimin Këpuca e Artë të martën në mbrëmje pasi që është top golashënues në Europë duke shënuar 34 gola në La Liga Santander.

Ai e ka marrë këtë trofe nga drejtori i të përditshmes Marca, Juan Ignacio Gallardo dhe argjentinasi ka qenë shumë nostalgjik në komentet e tij por edhe i emocionuar.

“Nuk e ka pritur tërë këtë sukses kur kam filluar të luaj”, ka thënë Messi.

“Ëndrra e ime ishte të bëhem futbollist profesionist, për të pasur sukses në futboll”.

Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje për shokët e tij në Blaugrana pasi që janë ata që e ndihmuan atë për të arritur këto suksese individuale.

“Më pëlqen puna, përpjekja, parasëgjithash, ndihma e shokëve të skuadrës”, ka shtuar ai kur është pyetur se çka i pëlqen më shumë në futboll.

“Jam në skuadrën më të mirë në botë, jam më i miri në botë për pozitën e tyre dhe kjo i bën gjërat më të lehta sidomos për të fituar çmime individuale”.

31 vjeçari po ashtu ka folur për shortin e Ligës së kampionëve, ku Barcelona do të përballet me Lyonin.

“Lyon nuk ishte emri më i fortë për këtë përballje, por do të jetë ndeshje e komplikuar”, tha Messi.

“Ata ishin të barabartë kur luajtëm me Manchester City; do ta kemi vështirë të kalojmë tutje kundër tyre”.

“Është rrugë e gjatë, shumë gjëra mund të ndodhin deri në shkurt”.

“Ne nuk e dimë si do të ecin gjërat për ata, si do të ecin gjërat për ne, por ne e dimë që do të jetë një ndeshje e komplikuar”.

Me fitoren e Këpucës së pestë të Artë, ai kalon Cristiano Ronaldon pasi që portugezi ka katër të tilla. 

 

(Kosova Sot)