Rabiot nuk e do Italinë, e dëshiron Barcelonën

  • 18 December 2018 - 19:02
Rabiot nuk e do Italinë, e dëshiron Barcelonën

Juventus dhe Milan duket se e kanë humbur garën për Adrien Rabiot, pasi që raportet në Francë theksojnë se mesfushori i Paris Saint-Germain tashmë ka marrëveshje me Barcelonën

Mesfushori mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe tashmë i ka thënë PSG-së se ai nuk do të nënshkruan marrëveshje të re.

Kjo do të mbaj atë në bankë për tërë sezonin në këtë klub, derisa dy skuadrat e Serie A shpresonin se do ta merrnin atë për një gjysmë çmimi në janar.

Megjithatë, Le Parisien tashmë beson se marrëveshja në mes të Rabiot dhe Barçës është arritur, e cila do të bëhet zyrtare në janar kur Rabiot mund të nënshkruaj para-kontratë me ndonjë klub tjetër.

Mbetet të shihet se a do ta merr Barça menjëherë atë në dimër, pasi që ai do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e cila ka ndryshuar rregullën për lojtarët që kalojnë në dimër për të luajtur edhe në këtë garë.

 

(Kosova Sot)