Dortmundi njoftohet me humbjen në Bundesligë

  • 18 December 2018 - 22:42
Dortmundi njoftohet me humbjen në Bundesligë

Pas 15 ndeshjeve pa humbje në Bundesligë, Borussia Dortmund është njoftuar me humbjen sot nga Fortuna Dusseldorf. Vendasit mposhtën musafirët me rezultat 2-1

Serisë perfekte të Dortmund i ka dhënë Borussia e Dortmundit sonte, duke e mposhtur atë me rezultat 2-1.

Në pjesën e parë vendasit luajtën shumë mirë, e kishin ndeshjen në kontroll pavarësisht se Borussia Dortmund ishte ajo që e kishte posedimin, por Fortuna ishin shumë të rrezikshëm me kundërsulme.

Kështu gjatë minutës së 21, Lukebakio e merr një top të mirë nga Stoger ku u gjend ballë për ballë portierit Burki duke shënuar golin e parë.

Pavarësisht përpjekjeve Dortmund nuk arrin të barazojë rezultatin dhe pjesa e parë përfundon me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë Dortmund vazhdon të bëj presion për të shënuar golin e barazimit, por nuk e arrin këtë pasi që vendasit mbrohen mirë.

E kur pritej barazimi, Zimmer shënon një gol të bukur nga largësia, ndoshta golin e sezonit në minutën e 56-të.

Pavarësisht, presion dhe inkuadrimit të Alcacer Dortmund nuk arrin që të bëj ndonjë gjë deri në minutën e 80-të.

Pikërisht në këtë minutë Dortmund ngushton epërsinë me anë të Alcacer.

Por, pavarësisht përpjekjeve, Dortmund nuk arrin të bëj më shumë dhe Fortuna atyre u shkakton humbjen e parë në Bundesligë. 

 

(Kosova Sot)