Guardiola për portierin e Kosovës: Muriqi është i jashtëzakonshëm

  • 18 December 2018 - 23:43
Guardiola për portierin e Kosovës: Muriqi është i jashtëzakonshëm

Aro Muriq, që prej ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve mbron ngjyrat e Kosovës, është heroi i sotëm i Manchester City

Portierit të Kosovës sot i është brohoritur emri në tribunat e tifozëve mysafirë në King Poëer Stadium dhe portieri kosovar e ka shijuar këtë pasi që edhe bashkëlojtarët e tij e kanë ngritur atë mbi duart e tij.

Muric në këtë ndeshje priti dy penallti, penalltinë e Maddison dhe atë të mbrojtësit turk Soyuncu, duke dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale.

“Sezonin e kaluar Claudio (Bravo, v.j) ishte i jashtëzakonshëm, por këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”, ka thënë strategu spanjoll Pep Guardiola pas ndeshjes dhe pritjes së Muriqit të dy penalltive.

Kujtojmë se sivjet, Aro Muriqi ka luajtur të gjitha ndeshjet e Carabao Cup të Manchester City derisa është në rolin e portierit të dytë.

Aro Muriq pritet që të paraqitet edhe në ndeshjet e FA Cup që City pritet ti zhvillojë gjatë muajit janar, por edhe në Carabao Cup ku City do të luaj në dy gjysmëfinale po ashtu gjatë muajin janar të vitit 2019.

 

(Kosova Sot)